INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E turpshme! Vodhën ndihmat për të dëmtuarit nga tërmeti, arrestohen 2 policë dhe 1 zjarrfikës! [VIDEO]

E turpshme! Vodhën ndihmat për të dëmtuarit nga tërmeti, arrestohen 2 policë dhe 1 zjarrfikës! [VIDEO]

Publikuar më: 11:32 29-11-2019

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar 2 punonjës policie si dhe 1 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, po ashtu ka proceduar penalisht 2 femra për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Konkretisht mbrëmë janë arrestuar në flagrancë:

 – A.Z., me detyre Shef i Seksionit të Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas, për veprën penale të “Mashtrimit në bashkëpunim”;

– E.H., me detyrë Komandant skuadre në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

– A.T., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, për veprën penale të “Mashtrimit, e kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetaset V.Z. dhe Sh.T. për veprën penale të “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim.

Procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

Materialet hetimore proceduriale do t’i dërgohen Prokurorisë Tiranë për hetime të mëtejshme.

SHÇBA fton çdo qytetar të denoncojë në numrin jeshil 0800 90 00, për çdo rast abuzimi të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke garantuar reagim të shpejtë e në kohë.

Article Logic
Execution time: 0.0035238265991211