INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tmerrshme, bashkëpunoi dhe me reperin shqiptar! Publikohet videoja e vrasjes së reperit që i tronditi të gjithë! [VIDEO +18]

E tmerrshme, bashkëpunoi dhe me reperin shqiptar! Publikohet videoja e vrasjes së reperit që i tronditi të gjithë! [VIDEO +18]

Publikuar më: 10:17 02-04-2019

Reperi amerikan Nipsey Hussle ka ndërruar jetë në moshën 33 vjeçare pasi u qëllua për vdekje në Los Angeles. Artisti i njohur, emri i vërtetë i të cilit ishte Ermias Davidson Asghedom, ishte objektivi i një sulmi me armë që ndodhi jashtë dyqanit të tij të rrobave në LA pasditen e djeshme.

Nispey ishte mes tre personave që u qëlluan, por ndërkohë që dy të tjerët u transportuan në spital dhe gjendja e tyre u stabilizua, ai fatkeqësisht ndërroi jetë në vend për shkak të plagëve të marra. Autori i sulmit nuk është identifikuar ende.

Lajmin e konfirmuan zyrtarët e policisë në LA por dhe kryetari i bashkisë së vendit. Ky lajm tronditi të gjithë artistët që kanë bashkëpunuar ose jo me reperin dhe një prej tyre është edhe reperi shqiptar.  Gashi është shprehur i pikëlluar kur mori lajmin për vrasjen e reperit.

“Ti ishte reperi i parë që bëre projekt për mua. Më bëre gjithashtu të besoj se mund ta bëj këtë. Do të na mungosh përgjithmonë”, ka shkruar ndër të tjera shqiptari.

Gashi këtyre fjalëve prekëse i shtoi një fotografi bashkë me të ndjerin, për vdekjen e të cilit ndihet shumë i prekur. Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e tmerrshëm kur një person i armatosur qëlloi për vdekje reperin Nipsey Hussle. 

gashe.png

 

Kamerat nga një biznes që ndodhej aty pranë filmuan momentin kur një mashkull i veshur me bluzë të zezë i afrohet me qetësi reperit, i cili po qëndronte në këmbë bashkë me dy persona të tjerë. Pak sekonda më pas shihet sesi Hussle bie në tokë, ndërsa dy të tjerët arritën që të largoheshin nga skena ku ndodhi krimi.

Fillimisht autori qëlloi në drejtim të tyre duke qëndruar larg, por më pas iu afrua shënjestrës dhe në fund madje e shkelmoi. Pas vrasjes ai mësohet se u arratis me makinë.
Sipas TMZ, atentatori bëri një bisedë të tensionuar me Hussle-n para se ta qëllonte me armë.

sav from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223