INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tepron Kylie Jenner! Ofendon fansat, i quan “idiotë” [FOTO]

E tepron Kylie Jenner! Ofendon fansat, i quan “idiotë” [FOTO]

Publikuar më: 15:11 04-02-2017

Si duket adoleshentja Jenner di të jetë edhe mosmirënjohëse ndaj fansave.

 Kylie Jenner është acaruar së tepërmi me këta të fundit pas akuzave të ashpra të tyre se ajo po mendon  ta bëjë statujën e saj të dyllit në ngjyrë më të errët të lëkure sesa e ka realisht.

Bukuroshja 19 vjeçare Teksa postoi disa foto në Snapchat ku tregonte që po i  merreshin masat  për të realizuar statujën e dyllit. Dhe njëra prej fotove ishte “molla e sherrit” mes saj dhe fansave.

Aty shfaqeshin krijuesit e statujës teksa përzienin në një palet ngjyrat për të lyer statujën.

“Nuk po mundohem ta bëj statujën më të errët seç jam, ju idiotë dreqi. Ata po i përziejnë të gjitha ngjyrat në palet. Boll shpikët. Unë as nuk mund të shpreh mendim në realizimin e saj, pasi kjo u takon profesionistëve.” u shpreh ajo.

Ndërkohë ju duhet të prisni 6 muaj derisa të shihni të përfunduar statujën e Kyliet. 

 bgv_dht.png

Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096