INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana harron Florin, shijon pushimet jashtë Shqipërisë dhe planet për t'u futur në tregun ndërkombëtar të muzikës [FOTO]

Elvana harron Florin, shijon pushimet jashtë Shqipërisë dhe planet për t'u futur në tregun ndërkombëtar të muzikës [FOTO]

Publikuar më: 14:34 04-02-2017

U nisën si thashetheme por ishte thjesht e vërteta. Ndarja e marrëdhënies muzikore dhe personale e Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit është kthyer në kryefjalën e lajmeve rozë së fundmi. Ata të dy kurrë nuk e pranuan publikisht se kishin një lidhje me njëri-tjetrin dhe këtë e kamuflonin mjaft mirë me bashkëpunimin që kishin në muzikë. Por  ishte vetë Elvana ajo që i vuri pikat mbi “i” në lidhje me marrëdhënien me kompozitorin. Në inaugurimin e biznesit të saj “altar” këngëtarja kishte ftuar miq dhe kolegë dhe vihej re mungesa e Florit. Si të mos mjaftonte kjo, ajo gjatë bisedës u shpreh për Florin me fjalët  “ish bashkëpunëtori im”.

Ndërkohë ditën e djeshme këngëtarja mbushi 30 vjeç dhe ndryshe nga viti i kaluar kur Flori e uroi me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen muzika ime”, këtë vit urimi i tij mungoi. 

tghtyhty.png

Megjithatë Elvana nuk e ka ndjerë mungesën e ish “ kompozitorit të saj të preferuar” sepse 30 vjetorin e ka festuar në Vjenë pranë motrës.

hcfgnhf.png

Është vënë re kohët e fundit shkëputja e saj nga rrjetet sociale dhe kjo i dedikohet synimeve të  30 vjeçares për të depërtuar në tregun ndërkombëtar të muzikës. Madje këtë të fundit e pohoi edhe miku i saj ErmalMamaqi në urimin që i bëri për ditëlindje.

Elvana po nis një kapitull të ri në jetën e saj. 

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492