INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E shpallën të vdekur, reagon këngëtari i njohur shqiptar: E katërta herë brenda 3 muajve…

E shpallën të vdekur, reagon këngëtari i njohur shqiptar: E katërta herë brenda 3 muajve…

Publikuar më: 12:35 25-03-2022

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, po vazhdon të jetë i angazhuar me projekte muzikore dhe koncerte të ndryshme. Së fundmi, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, ai ka reaguar lidhur me lajmin në disa media që e kanë shpallur të vdekur.

Fejzullahu ka treguar se është shëndoshë e mirë dhe se po vazhdon punën pa u ndalur.

“Përshëndetje, të gjithëve juve që e dëgjoni këngën time kudo që jeni shqiptarë të nderuar që ju dua fort, ju çmoj dhe ju respektoj. Është hera e katërt që brenda tre muajve po shkruhet në portale se kam vdekur.

Unë jam gjallë e shëndoshë e mirë punoj kurrë pa u ndal hiç, ju dua me gjithë zemër dhe vetëm ai i madhi vendos se kur do të vdes unë. Faleminderit shumë. Ju dua me shpirt, ju përshëndes”, u shpreh ai.

Pavarësisht se mbi supe mban 74 vite, Sabriu është ende në top formë.

Article Logic
Execution time: 0.0031359195709229