INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emocionuese! Grevistët e Zharrëzës po ushqehen gjatë rrugës për në Tiranë nga të panjohur

Emocionuese! Grevistët e Zharrëzës po ushqehen gjatë rrugës për në Tiranë nga të panjohur

Publikuar më: 12:12 24-02-2017

Grevistët e Zharrëzës kanë bërë pushim një natë më parë në Kavajë ku dhe janë ushqyer me supë nga një banore e zonës. Ajo është e panjohur për ta, por është solidarizuar dhe me aq mundësi sa kishte iu dha një pjatë të ngrohtë. Ky nuk është rasti i vetëm pasi dhe qyetarë të tjerë iu kanë dhënë “maratonomakëve të drejtësisë” karamele, ujë apo dhe lëngje të ndryshme përgjatë gjithë rrugës së përshkruar këto tre ditë. Atyre në këtë udhëtim herë pas here iu janë bashkuar dhe aktivistë të shoqërisë civile dhe banorë të zonave ku kalojnë. E udhëtimi i tyre edhe pse raskapitës po vijon dhe sot e me shumë të ngjarë ata kanë përfunduar pjesën më të madhe të rrugës më këmbë drejt Tiranës, pasi sot janë në ditën e tretë të rrugëtimit me këmbë.
Edhe pse fuqitë po ju shterojnë ata janë të vendosur se pas nuk do të kthehen, pasi vetëm duke luftuar fort për të drejtën e tyre legjitime atë të një jetë të sigurtë, të shëndetshme dhe të qetë mund t’ja dalin. Këta banorë pritet që ti shkojnë pranë zyrës kryeministrit dhe ti kujtojnë arsyet e protestës dhe grevës, që është dëmshpërblimi i rreth 500 banesave të tyre të dëmtuar nga shpërthimet e kompanisë naftënxjerrëse, ndalimin e metodës së shpërthimeve, e cila po shkakton dhe tërmete e ajër më të pastër, pasi shëndeti i tyre është përkeqësuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762