INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë! Një grua therr burrin

E rëndë! Një grua therr burrin

Publikuar më: 10:29 28-07-2016

Pas një ngjarje të rëndë të disa ditëve më parë kur një grua nga Vau i Dejës gjuajti me sopatë burrin deri sa e vrau, një tjetër ngjarje e ngjashme është shënuar në mesnatë në Bulqzë, ku R. Basha ka masakruar bashkëshortin e saj me thikë, po fatmirësisht ai nuk ka ndërrruar jetë.
Policia ka mundur ta arrestojë në mesnatë 36 vjeçaren dhe mësohet se ajo e ka goditur 6 herë me thikë në gjumë burrin, për motive të dobëta. Pas marrjes së njoftimit  në banesën e çiftit Basha kanë shkuar menjëherë  shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Bulqizë ku kanë bërë shoqërimin në ambientet e policisë të gruas. Ndërsa i dëmtuari  Besnik Basha është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të qytetit Peshkopi ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë, si arma e dyshuar e krimit.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.
Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë edhe i të plagosur Besnik Basha, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Dragu-Bulqizë është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri Pushkë, model 63, së bashku me një krehër me 10 copë fishekë, të cilat i  mbante pa leje.

Article Logic
Execution time: 0.0037698745727539