INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë në Fier, 10-vjeçari godet me thikë vëllain. I mituri vdes në spital

E rëndë në Fier, 10-vjeçari godet me thikë vëllain. I mituri vdes në spital

Publikuar më: 12:16 24-10-2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier ku një i mitur është vrarë nga vëllai i tij po i mitur.

Sipas burimeve të policisë, 13-vjeçari me iniciale GJ.V. ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur.

Për fat të keq, si pasojë e plagëve të mara, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0035390853881836