INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta doktori shqiptar, i njohur si 'bisturia e artë' e mjekësisë shqiptare

Ndahet nga jeta doktori shqiptar, i njohur si 'bisturia e artë' e mjekësisë shqiptare

Publikuar më: 12:49 24-10-2018

Është ndarë nga jeta doktori i njohur shqiptar, Flamur Tartari. Kirurgu shqiptar i njohur si "bisturia e artë" e mjekësisë shqiptare u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Flamur Tartari ka punuar edhe si pedagog ne fakultetin e Mjekësisë dhe është autor i disa botimeve shkencore. Ai lindi në Tiranë më 1943, nga një familje qytetare intelektuale me tradita mjekësore. Pas përfundimit të studimeve të përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë, doktor Tartarit iu kërkua të shërbente në Durrës si kirurg.

Pas kthimit në Tiranë, Tartari u emërua si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë. Në vitin 1980, ai mbrojti me sukses doktoraturën me punime konkrete për hipospadinë. Pas studimeve dhe shërbimit si kirurg në Tiranë, prof. Tartari zhvendoset në Paris, aty ku u specializua në drejtim të Urologjisë së fëmijëve të vegjël. Me rikthimin në Tiranë, doktori themeloi Urologjinë Moderne Shqiptare të fëmijëve.

Pas viteve ’90, mjekëve iu dha mundësia të specializoheshin dhe të merrnin pjesë në shumë konferenca si brenda, por edhe jashtë shtetit duke shkëmbyer e përftuar përvoja të shumta për problemet kirurgjikale urologjike. Tartari , një ndër ta, kreu specializime të tjera, në Hungari, Holandë, Zvicër, Itali.

Janë të panumërta konferencat ku ai ka marrë pjesë, ashtu si dhe praktikat personale që ai ka botuarën revistën e njohur mjekësore “The Journal of European Urology”. Ai është gjithashtu autor i mbi 150 punimeve mjekësore, shkencore dhe publicistike.

Article Logic
Execution time: 0.0041449069976807