INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
22 orë i zhdukur, gjendet i vdekur në lumin Drin fëmija 10 vjeç

22 orë i zhdukur, gjendet i vdekur në lumin Drin fëmija 10 vjeç

Publikuar më: 11:13 30-08-2016

22 orë i zhdukur, por është gjetur i vdekur në lumë fëmija vetëm 10 vjeç nga fshati Mazhic i Bulqizës. Një ditë më parë rreth orës 11:00, babai i 10 vjeçarit ka denoncuar në polici zhdukjen e djalit të tij. Sipas policisë për herë të parë fëmija është parë rreth orës 15:00 të së hënës duke u larë në lumen Drin, çka solli dyshimet se aim und të ishte mbytur në lumë. Përgjatë gjithë natës efektivët e policisë kanë kontrlluar në rrjedhën e lumit, dhe vëtëm këtë të martë rreth orës 09:30 ëshët gjetur i vdekur fëmija 10 vjeç.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 29.08.2016, rreth orës  21.30,   shtetasi Sh. Gj. nga fshati Mazhic, Bulqizë, ka njoftuar në Sallën Operative se që nga ora 11.00 e paradites  nuk  i është kthyer djali i tij I. Xh. rreth 10 vjeç. Për herë të fundit është parë rreth orës 15.00 duke u larë në lumin Drin në fshatin Katund i Ri Peshkopi dhe dyshohet se mund të jetë mbytur në lumë duke u larë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të Komisariatit të Policisë Dibër, ku kanë ushtruar kontroll gjatë gjithë natës, dhe gjatë orëve  të para të mëngjezit përgjatë shtratit të lumit Drin. Nga ura e fshatit Katund i Ri, deri tek ura e fshatit Muhurr, në një distancë rreth 5 km, si rezultat i kërkimeve të forcave të policisë rreth orës 09:30, të datës 30.08.2016  në vendin e quajtur “Shenjat e Brezhdanit”,  mbi urën e fshatit Muhurr, është gjetur trupi i pa jetë i fëmijës 10 vjeç, shtetasi I.Xh, banues në fshatin Mazhic, Bulqizë.
Nga kqyrja paraprake e kufomës e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonë faktor tjetër, përveç asaj të mbytjes. Dyshohet paraprakisht se shkaku i humbjes së jetës është si pasojë e mbytjes në lumë”.

Article Logic
Execution time: 0.0017099380493164