INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk iu bindën Kim Jong-ut, ekzekutohen dy ministra në publik

Nuk iu bindën Kim Jong-ut, ekzekutohen dy ministra në publik

Publikuar më: 11:37 30-08-2016

Koreja e Veriut ka ekzekutuar publikisht 2 zyrtarë të lartë në fillim të këtij muaji. Ky lajmi është bërë i ditur nga mediat e Koresë së Jugut ditën e sotme.

Dyshohet se zyrtarët e vrarë janë ish-ministri i Bujqësisë Hwang Min dhe zyrtari i lartë i Ministrisë së Arsimit Ri Yong Jin. Sipas mediave, Hwang ka qenë ministër Bujqësie në vitin 2012 dhe ish-ministër në 2014.

Për shkak të sistemit diktatorial dhe fshehtësi së informacionit është e vështirë që raportet e ekzekutimeve dhe spastrimeve të tjera qeveritare të zbulohen. Ende nuk ka asnjë koment nga qeveria e Koresë së Jugut për raportin e publikuar.

Megjithatë, diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un thuhet se ka kryer një sërë vrasjesh dhe spastrimesh qëkur mori pushtetin në vitin 2011.

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332