INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë/ Ekspertët paralajmërojnë se perëndimi po zhvillon një ‘inkubator’ të ri për terrorizmin

E rëndë/ Ekspertët paralajmërojnë se perëndimi po zhvillon një ‘inkubator’ të ri për terrorizmin

Publikuar më: 10:13 12-09-2019

Eksperët e luftës kundër-terrorizmit paralajmërojnë se koalicioni perëndimor po ndihmon që historia të përsëritet.

Një grup prej 13 ish-zyrtarësh, përfshirë dy ish-drejtorë të Qendrës Kombëtare amerikane Kundër-Terrorizmit, ish-drejtori i Operacioneve të Kundër-Terrorizmit në MI6-ën e Britanisë dhe ish-i dërguari amerikan i koalicionin që kishte në shënjestër grupin terrorist të Shtetit Islamik, publikuan një letër të hapur duke kërkuar nga vendet perëndimore që të ndalojnë injorimin e të arrestuarve në Siri dhe Irak.
"Ne kemi dëshmuar për ngritjen e dhunshme të al-Kaedës, grupit Taliban dhe ISIS-it. Kemi studiuar kushtet që i kanë dhënë mundësinë këtyre grupeve dhe i kanë lejuar ata të rriten fuqishëm. Shohim se disa nga këto kushte kanë lindur sërisht", thuhet në letër.
Ish zyrtarët përqendrohen në kampin al-Hol në veri-lindje të Sirisë, ku ndodhen rreth 70 mijë njerëz të zhvendosur gjatë luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për shkatërrimin e kalifatit të vetëshpallur të ISIS-it.
Sipas të dhënave të organizatës, “Human Rights Watch” rreth 11 mijë persona mes tyre gra e fëmijë janë të lidhur me luftëtarë të dyshuar të ISIS-it.
Megjithë kërkesat e përsëritura nga zyrtarët amerikanë, shumë vende evropiane nuk kanë treguar gadishmëri t'i marrin ata në pyetje.
Ish-zyrtarët e kundër-terrorizmit dhe të sigurisë kombëtare e quajnë këtë një gabim.
"Ky qëndrim “i shmangies së përgjegjësisë" do të krijojë rrezik edhe më të madh në të ardhmen. Refuzimi i shtetësisë nga vendet e tyre do t’u forconte ndjenjën se janë në të vërtetë qytetarë të Shtetit Islamik, duke i përgatitur potencialisht për të formuar bazat e një ringjalljeje në të ardhshen", kanë vijuar ekspertët.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264