INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Meta: Zgjedhjet e lira të mbrohen me çdo çmim

Meta: Zgjedhjet e lira të mbrohen me çdo çmim

Publikuar më: 08:11 12-09-2019

Sot përkujtohet 21 vjetori i vrasjes së Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Në nder të kujtimit të tij, Presidenti Ilir Meta vendosi lule tek memoriali i tij në rrugën “Abdi Toptani” në Tiranë. Më pas përcolli mesazhin se zgjedhjet e lira duhet të mbrohen me çdo çmim.

\"Sot ishte një detyrim për të nisur ditën me nderimin e kujtimit të përjetshëm të Azem Hajdarit, të liderit të Lëvizjes Studentore që solli pluralizmin politik në Shqipëri sepse 12 dhjetori është dita më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë që ndan dy epoka dhe e rivendosi vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut dhe të pluralizmit politik dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik dhe që duhen mbrojtur nga të gjithë dhe me çdo çmim\", deklaroi kreu i shtetit.