INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E refuzoi, i riu qëllon për vdekje 21-vjeçaren [FOTO]

E refuzoi, i riu qëllon për vdekje 21-vjeçaren [FOTO]

Publikuar më: 17:16 21-01-2018

Më shumë detaje rreth ngjarjes që tronditi kryeqytetin pasditen e kësaj të diele.

Policia bën me dije se vajza e cila u qëllua me armë zjarri pistoletë pranë QSUT, pranë Fakultetit të Mjekësisë është 21 vjecarja nga Fieri Ariela Murati e cila studionte në vitin e tretë per Drejtësi. E reja  u dërgua në gjendje të rëndë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ishte pikërisht 23-vjeçari Aldison Belulaj edhe ai nga Fieri i cili ka qëlluar mbi të renë dhe më pas ka goditur veten dhe aktualisht është në gjendje të rëndë për jetën. Paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza.

Njoftimi i policisë:

Rreth ores 14.52, ka ardhur nje telefonate ne Sallen Operative se para portes se Fakultetit te Mjekesise ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi A.B, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza. Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja. Po vijon puna per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Fotoja më poshtë i përket 21-vjeçares se vrarë e cila ishte me origjinë nga Berati por jetonte në Fier

Ariela.PNG

'Armët nuk vrasin njerëz, njerëzit vrasin njerëzit' shkruante në një postim 21-vjeçarja

222.PNG

3.jpg

 Foto nga vendngjarja

2.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371