INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin për ndarjen nga Afrona, Blero vihet në siklet dhe ja ç'thotë

E pyesin për ndarjen nga Afrona, Blero vihet në siklet dhe ja ç'thotë

Publikuar më: 16:31 20-06-2022

Blero dhe Afrona janë ndarë, por asnjëri prej tyre nuk e ka gjetur ende guximin për ta pranuar publikisht. Teksa dyshja e kanë hequr njëri-tjetrin nga ndjekësit dhe nuk janë parë prej kohësh bashkë, gjithçka është shumë e qartë.

Së fundmi, “Prive” ka marrë në intervistë Bleron gjatë një eventi ku ka qenë i ftuar dhe e ka pyetur rreth Afronës. Ai është vënë në siklet dhe nuk është përgjigjur troç.

Blero: Nuk po merrem me këtë punë. Instagramin nuk e menaxhoj unë, e menaxhon kompania.

Gazetari: Afronës nuk besoj se ia menaxhon kompania

Blero: Për Afronën pyeteni vetë

Gazetari: A mund të thuash që jeni ndarë Blero?

Blero: Nuk kam koment

Gazetari: Kur do flasësh se po na zgjaten veshët?

Blero: Po flas, nuk kam koment

 

Article Logic
Execution time: 0.003385066986084