INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E papritur! Fituesi i BBV futet në Ferma VIP 3

E papritur! Fituesi i BBV futet në Ferma VIP 3

Publikuar më: 13:27 03-04-2026

Vetëm një javë pas nisjes së sezonit të tretë, formati televiziv nën drejtimin e Arbana Osmanit vijon të jetë në qendër të vëmendjes dhe diskutimeve në rrjet.

Edhe pse reagimet e publikut kanë qenë të ndryshme, një pjesë e mirë e vëmendjes është përqendruar tek dinamika e krijuar brenda shtëpisë, ku figura si Mimoza Ahmeti kanë arritur të bëhen virale.

Megjithatë, duket se produksioni nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.
Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga “Prive by Liberta Spahiu”, për Prime-n e tretë pritet një hyrje e rëndësishme që mund të ndryshojë rrjedhën e lojës. Sipas burimeve, një nga emrat më të përfolur është Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë Shaqirin të rikthehet në një format të ngjashëm, duke qenë se ai më parë ka arritur sukses maksimal duke fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Megjithatë, burime jozyrtare sugjerojnë se ofertat financiare nga produksioni kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë vendim.

Article Logic
Execution time: 0.0038821697235107