INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Daja i Brikenës i dërgon mesazh banores, ja çfarë i thotë për Mateon

Daja i Brikenës i dërgon mesazh banores, ja çfarë i thotë për Mateon

Publikuar më: 16:31 03-04-2026

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ditën e sotme ndodhi një moment emocional dhe i papritur për Brikenën, e cila u surprizua nga daja i saj përmes një mesazhi të dërguar me dron.

Në letrën që fluturonte mbi shtëpi shkruhej: “Dajën e ke pas teje gjithmonë. Me festu fitoren e të dyve kena me pi kafe bashk me Mateon. Daja të don shumë!” Këto fjalë jo vetëm që konfirmuan mbështetjen e tij për rrugëtimin e saj në lojë, një mesazh që emocionoi banorët dhe u prit me përqafime mes çiftit. 

Ky moment mori edhe më shumë rëndësi për shkak të historisë së mëparshme mes Mateos dhe dajës së Brikenës, i cili dikur kishte penguar një takim mes tyre, duke e bërë surprizën nga ajri edhe më të veçantë për çiftin.

Ndërkohë, finalja e madhe e Big Brother VIP Albania është konfirmuar për datën 18 prill, ku vetëm katër finalistë do të garojnë për çmimin e madh, duke i bërë ditët e mbetura vendimtare për banorët.

Aktualisht në shtëpi ndodhen nëntë konkurrentë: Selin, Mali, Miri, Rogerti, Juela, Mateo, Brikena, Shendriti dhe Edisa, ndërsa gara po hyn në fazën më të nxehtë të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0034620761871338