INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme: Rosberg deklaron tërheqjen nga Formula 1! Ja arsyet! [FOTO]

E pabesueshme: Rosberg deklaron tërheqjen nga Formula 1! Ja arsyet! [FOTO]

Publikuar më: 14:43 02-12-2016

Gjermani, fituesi i freskët i kampionatit në Abu Dhabi, ka vendosur që të mbyllë karrierën e tij në nivelin më të lartë të automobilizmit me efekt të menjëhershëm.

Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur, Nico Rosberg është tërhequr nga Formula 1. Piloti 31 vjeçar e bëri komunikimin e bujshëm në Galanë e Fia në Vjenë, ku jepen çmimet tradicionale të fund-sezonit. Jo vetëm kaq pasi Rosberg ka bërë dhe një argumentin të gjatë në profilin e tij Tëitter, ku ka sqaruar arsyet se pse e ka marrë këtë vendim që i la të gjithë pa fjalë. Ai tha se viti i fundit ka qenë shumë i vështirë për familjen e tij pasi i është dashur që t’i dedikohet plotësisht jetës prej piloti për të ndjekur ëndrrën e titullit kampion. Sipas Nico, një nga personat që i ka vuajtur më shumë pasojat ka qenë gruaja e tij Vivian, së cilës i është dashur ta vërë vetë vajzën e tyre në gjumë çdo natë. Kampioni në fuqi thotë që ky mendim i erdhi në kokë që në momentin kur kuptoi se titulli ishte i gjithi në dorën e tij, ndërsa vendimin final e mori një ditë pasi fitoi titullin që e ëndërroi aq gjatë. Tashmë është zyrtare, vitin tjetër në Formula 1 do të garohet pa një kampion në fuqi.

nicoooor.jpg

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.008681058883667
    array(1) { ["section"]=> string(75) "e-pabesueshme-rosberg-deklaron-terheqjen-nga-formula-1-ja-arsyet-foto-17586" }