INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme: Prestigjozja The Guardian kërkon lëmoshë nga lexuesit! [FOTO]

E pabesueshme: Prestigjozja The Guardian kërkon lëmoshë nga lexuesit! [FOTO]

Publikuar më: 12:31 31-03-2017

Duket se edhe gjigandët historikë të medias mund të rrezikojnë në atë pikë sa t’u drejtohen lexuesve për ndihmë që të garantojnë të ardhmen.

Në një fushatë në kërkim të anëtarëve, The Guardian u thotë lexuesve të saj për një “çmim më të ulët se kafeja e një javë, mund të ndihmojnë The Guardian që të sigurojë të ardhmen e saj” duke dhënë kështu 5 euro në muaj. Vetë The Guardian ka detajuar arsyet se pse, pavarësisht numrave shumë të lartë të lexuesve, ka nevojë për mbështetje financiare nga lexuesit. Funksionimi në një klimë financiare shumë sfiduese ka bërë The Guardian që të humbë shumë financime nga reklamat, duke rrezikuar kështu të ardhmen e saj. Prestigjozja britanike deklaron se nuk kanë një pronar të pasur që të tërheqë fijet brenda redaksisë, nuk kanë aksionerë dhe as reklamuesit apo bilionerët nuk mund të redaktojnë redaktorët e tyre. Kështu kanë ftuar lexuesit të bëhen anëtarëdhe t’i bashkohen misionit të saj për ta bërë botën një vend më të mirë dhe më të ndershëm nëpërmjet gazetarisë serioze, me dinjitet dhe nivel.

lemosha_e_guardian.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652