INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Investigimi i The Guardian zbulon skandalin brenda fabrikës së përpunimit të pulave [VIDEO]

Publikuar më: 17:48 29-09-2017

Një hetim i fshehtë i Guardian TV mbi kushtet në një fabrikë të përpunimit të pulave që furnizon supermarketet e mëdha të Britanisë zbulon kushtet skanadaloze të higjenës. Po kështu gazetarët investigativ kanë arritur të filmojnë brenda fabrikës se si manipulohen datat e therjes së pulave dhe ripaketimin e mishit të kthyer mbrapsht duke e bërë gati për ta rihedhur në treg sërish. Fabrika e “2 Motrave” në Ëest Midlands furnizon me mish pule të paketuar paraprakisht supermarketet e mëdha në Britani , si Marks dhe Spencer, Sainsbury, Tesco, Aldi UK dhe Lidl UK. Filmimi i kryer më datën 17 gusht brenda fabrikës së përpunimit të pulave tregon sesi gazetari investigativ e pyet për etiketën që ndodhet mbi pakon e mishit të paketuar dhe punonjësi pohon se bëhet fjalë për një prodhim të kthyer mbrapsht nga supermarketi. Ai i tregon gazetarit të infiltruar brenda ambienteve se pako të tilla bëhen gati për tu rihedhur në treg.

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225