INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pabesueshme por ky klub ka refuzuar Lionel Messi-n

E pabesueshme por ky klub ka refuzuar Lionel Messi-n

Publikuar më: 16:40 07-09-2018

Lionel Messi e ka kaluar të gjithë karierën e tij te Barcelona dhe duket se do ta përfundojë në Camp Nou. Si fëmijë Messi arriti në La Masia dhe u bë njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohrave.

Megjithatë gjithçka do të kishte qenë ndryshe në rast se River Plate nuk do ta refuzonte Messin si fëmijë.Messi te River Plate ka shënuar 12 gola gjatë fazës së testimit, por te River Plate nuk e kanë pëlqyer atë, ka zbuluar traineri i grupmoshave të River Plate, Eduardo Abraham.

“Ai më impresionoi nga dita e parë. Ishte i shkurtër, por për neve kjo nuk ishte pengesë. Menjëherë e njoftova drejtorin e klubit se për çfarë lojtari bëhet fjalë, por ai refuzoi ta merrte Messin, pasiqë nuk dëshironte ti siguronte akomodim familjes së tij”, ka zbuluar Abraham.

Më vonë Messi iu bashkua Barcelonës dhe shkruajti historinë…

Article Logic
Execution time: 0.0040018558502197