Kontrata e Lionel Messit me Barcelonën është ndër më të veçantat që kanë nënshkruar lojtarët e një rangu të tillë. 31 vjecari mund të largohet si lojtar me parametra zero vetëm në rast se e kërkojnë skuadrat e vogla.
Aktualisht katalanasit po mendojnë për t’i rinovuar kontratën deri në vitin 2022, por palët mund të bien dakord edhe për një vit tjetër. E përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo ka bërë të ditur se në kontratën aktuale të Messit klauzola e largimit është plot 700 mln euro.
Klauzola e cila nuk vlen për skuadrat e vogla që mund ta transferojnë Messin me parametra zero në përfundim të kontratës së tij. Megjithatë synimi i Messit është ta mbyllë karrierën te Barcelona.