Arsenal mori një fitore mjaft bindëse në derbin me Tottenham, por një episod i caktuar gjatë ndeshjes ka bërë që njëri prej tifozëve të Tottenham të marrën një dënim shembullor.
Sulmues i Aubameyang shkoi në vijën anësore për të festuar golin por kjo nuk është kapërdirë nga një tifoz i Tottenham, i cili hodhi tek këmbët e tij një lëkurë bananeje.
Forcat e sigurisë e kanë identifikuar menjëherë tifozin në fjalë dhe në sajë të masave që po marrin në Angli kundër racizmit ai është arrestuar dhe do të përballet me pasojat e atij veprimi. Pritet që të dënohet me një vendim të rëndë.










18 Dec 2025 





