INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E nxjerrin zbuluar! I dolën kundër, Taylor Swift bën VEPRIMIN e papritur ndaj Demi Lovato-s dhe Justin Bieber

E nxjerrin zbuluar! I dolën kundër, Taylor Swift bën VEPRIMIN e papritur ndaj Demi Lovato-s dhe Justin Bieber

Publikuar më: 18:12 02-07-2019

Taylor Swift ka vendosur të bllokojë shumë prej këngëtarëve të njohur në llogarinë e saj në ‘Spotify’. 29-vjeçarja ka bllokuar emra të njohur të ‘showbiz-it’ të huaj si Demi Lovato, Justin Bieber për shkak të konflikteve të saj të vazhdueshme me menaxherin e tyre, Scooter Braun. Ajo dëshiron të shkëpusë marrëdhëniet me të gjithë individët të cilët kanë dalë në mbrojtje të Braun.

Swift ka folur për mënyrat sulmuese dhe manipulative që menaxheri i njohur ka përdorur ndaj këngëtares. Pavarësisht deklaratave të saj, Bieber dhe Lovato i kanë dalë në mbrojtje Scooter, duke pohuar se ai është një njeri i mirë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Taylor nuk ka marrëdhënie aspak të mira me personazhe të tjerë hollivudianë. Pak kohë më parë ajo rregulloi raportin me Katy Perry, megjithatë “lufta” midis saj dhe Kim Kardashian vazhdon ende.

1561970235-Untitled_design_9_0.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164