INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E njohu me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj i bën surprizën e papritur Visjan Ukcenajt! [FOTO]

E njohu me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj i bën surprizën e papritur Visjan Ukcenajt! [FOTO]

Publikuar më: 16:08 17-05-2020

Një javë më parë Rudina Dembacaj ka treguar në emisionin “Why Not” të Roza Latit se Visjan Ukcenaj ka qenë ai që e ka prezantuar me Mark Frrokun në një kompeticion.

“Për njohjen time me Markun, duhet t’i ble një palë këpucë të kuqe, Visjan Ukcenajt. Unë dhe Visjani prezantonim një kompeticion dhe Marku ishte një ndër pjesëmarrësit dhe organizatorët doja të thoja.

M’u afrua dhe u prezantuam siç u prezantuam të gjithë. Unë nuk e mbaja mend fare, nuk e kisha parë kurrë nga ekrani. Më vonë më është kujtuar që ka qenë ish-deputeti dhe i them Visjanit kush është ky? Visjani më thotë është Mark Frroku dhe i thashë ok e jeta vazhdoi po njëlloj”, është shprehur Rudina.

Të shtunën, Rudina ka ftuar Visjanin në studion e “Mos i fol shoferit” dhe gjatë emisionit i ka dhuruar aktorit një palë atlete të kuqe.

“Visjan unë kam marrë një dhuratë për ty se javën që kaloi deklarova tek emisioni “Ëhy Not” i Roza Latit që ty të kam një palë këpucë borxh, sepse që ta sqarojmë gjithë këtë milet që na kanë mbyt. Nuk është që ti më bërë mua shkuesin. Unë me Visjanin prezantonim një kompeticionin, Marku ishte pjesëmarrës, Visjani e njihte më parë se të dy nga veriu dhe e pyeta Visjanin ‘kush është ky?’ ai më tha si nuk e njeh Markun dhe jeta vazhdoi”, u shpreh Rudina.

Visjani me humor u shpreh se pret një tjetër dhuratë nga ish-deputeti Frroku.

att.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040788650512695