INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E njihni kush është? Si rrallë herë më parë, Alketa Vejsiu shpreh dashurinë publikisht për bashkëshortin e saj! [FOTO]

E njihni kush është? Si rrallë herë më parë, Alketa Vejsiu shpreh dashurinë publikisht për bashkëshortin e saj! [FOTO]

Publikuar më: 17:35 24-10-2019

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu nuk e ka bërë asnjëherë publike jetën e saj private. Në rrjetet e saj sociale nuk gjen asnjë foto me bashkëshortin apo fëmijët, por vetëm foto nga udhëtimet apo puna e saj.

Alketa ndodhet aktualisht në Marrakesh ku së bashku me Jonida Maliqin po punojnë për një projekt të ri. Në një foto të shpërndarë nga ky vend ku moderatorja vë në dijeni fansat për projektin, të bie në sy komenti i një ndjekëseje e cila i shkuan Alketës “Ty lum A…. që të ka”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Alketës e cila komenton: “Edhe unë për të”, shoqëruar me një zemër të kuqe.

Bashkëshorti i Alketës quhet Ardi Nelaj dhe është biznesmen i njohur. Alketa dhe Ardi janë të martuar prej vitesh dhe prindër të dy fëmijëve.

ARDIN.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029640197753906