INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa do të paguhet Alketa Vejsiu nga taksat e shqiptarëve  për prezantimin e Festivalit të RTSH-së? Me siguri s’ju ka shkuar në mendje! [FOTO]

Sa do të paguhet Alketa Vejsiu nga taksat e shqiptarëve për prezantimin e Festivalit të RTSH-së? Me siguri s’ju ka shkuar në mendje! [FOTO]

Publikuar më: 09:47 08-09-2019

Prezantuesja e Festivalit të Këngës në RTSH ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision, do të jetë pikërisht Alketa Vejsiu. Por sa do të paguhet moderatorja shqiptare për këtë eksperiencë?

Në një intervistë për "Jo vetëm modë", është vetë Alketa që ka folur për këtë çështje, ku u shpreh se do të paguhet 0 lekë.

"Duket gjithmonë sikur çdo gjë që njeriu bën, e bën për të marrë ca të mira materiale në fund. Unë do të paguhem 0 Lekë për festivalin dhe ka qenë kjo një marrëveshje që kam bërë me veten, por edhe me drejtuesit e Televizionit Publik, sepse këtë festival po e bëj në fakt për ideal. Dua vërtet të bëj një festival të mirë. S’dua të marr asnjë qindarkë nga taksat që paguajnë shqiptarët", u shpreh Alketa.

orin.jpg

 

"Është hera e parë që unë ngjitem në Pallatin e Kongreseve në skenën e një festivali që e kam ndjekur që fëmijë. Janë 58 vite histori, kështu që për mua do të jetë privilegj i madh edhe për faktin që do të jem mbase e para dhe e vetmja vajzë që do ta prezantojë e vetme. Në fakt, skenën kam menduar që të tri netët ta ndaj me të tjerë personazhe. Mendoj që do jetë një festival ndryshe. Kam jo ambicie, se sa dëshirën e madhe për t’i dhënë një tjetër ajër së bashku me Verën edhe me gjithë skuadrën e Televizionit Shqiptar. Jam shumë e lumtur që televizioni Klan më ka mbështetur në këtë sipërmarrje. Do të jetë një Sanremo i vogël i muzikës shqiptare", theksoi moderatorja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025708675384521