INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''E mbyti silikoni'', Enca paska rënë në dashuri me veten dhe ka një përgjigje për komentin negativ të ndjekësit[FOTO]

''E mbyti silikoni'', Enca paska rënë në dashuri me veten dhe ka një përgjigje për komentin negativ të ndjekësit[FOTO]

Publikuar më: 18:04 19-05-2019

Enca sapo ka sjellë bashkëpunimin e saj më të ri të titulluar “Hajde”, së bashku me Muharrem Ahmetin dhe mund të themi se kënga po korr goxha sukses, duke kaluar 1 milionë klikime në tre ditët e saj të para të publikimit.

Sigurisht si në çdo rast kritikat nuk mund të mungoni, por kësaj radhe ato kanë qenë të drejtuara nga pamja e këngëtares dhe jo nga muzika.

Në një postim të saj, duket se në inbox-in e këngëtares ka ardhur një koment negativ, të cilën ajo ka zgjedhur ta bëjë publike. Në të ndjekësi shkruan: “E mbyti silikoni”.

Në mënyrën e saj, përgjigja e saj ishte totalisht surprizë për ne: “Silikon? Jo, motër, më vjen keq, por unë jam thjesht e bukur”.

Dashuria për veten është gjëja e parë që secili prej nesh duhet të mësojë dhe Enca mesa duket e paska fiksuar mirë këtë mësim në jetën e saj.

Screenshot_1.png

Screenshot_2.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0039379596710205