INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babai i një fëmije? Fero flet për shtatzëninë e Arbenitës: ‘’Është normale, por…’’

Babai i një fëmije? Fero flet për shtatzëninë e Arbenitës: ‘’Është normale, por…’’

Publikuar më: 18:33 19-05-2019

Para pak kohësh në shtypin rozë bëri bujë lajmi, ku një foto e Arbenitës hidhte dyshime mbi një bark të fryrë, ndërkohë që modelja vazhdoi të tallej mbi këtë temë duke pranuar se ishte e vërtetë.

Fero edhe në emisione të tjera e ka shpjeguar ndjesinë që ndjeu nga ky lajm, por sot në “E Diell”, reperi dukej se kishte një mendim më të pjekur.

Sipas tij kjo është diçka normale në një çift dhe pse ai mund të duket i ri është tepër i përgjegjshëm.

“Kur e kam parë këtë lajm kam qeshur. Nuk më zuri frika sepse është shumë normale që kjo të ndodhë për të gjitha çiftet e showbizit. Edhe pse jam i ri, sërish jam i përgjegjshëm”, - tha ai.

Më tej reperi shpjegoi se tashmë ka prioritete të tjera në jetë:

“Nuk është koha ime tani që të bëhem prind, kam nevojë të fokusohem në karrierë, tek fansat e mi, tek njerëzit që duan ta dëgjojnë muzikën time. Unë nëse vendos të bëhem baba, nuk do kem mundësi të merrem me të gjitha këto, ndaj tani për tani jam i fokusuar vetëm në karrierë”.

-640-0-5ce1765ef2343.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003615140914917