INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ‘’masakruan’’ në INSTAGRAM, Rudina Dembacaj rrëfen e përlotur ngjarjen që lëndoi të bijën…[FOTO]

E ‘’masakruan’’ në INSTAGRAM, Rudina Dembacaj rrëfen e përlotur ngjarjen që lëndoi të bijën…[FOTO]

Publikuar më: 09:51 04-09-2019

Rudina Dembacaj është një ndër aktoret më të dashura shqiptare e cila me batutat e saj dhe natyrën e drejtpërdrejtë e ka bërë për vete publikun. Pak ditë më parë aktorja bëri një status ne rrjetet sociale ku u “masakrua” me komente.

“Fëmija im po edukohet me ta thy në mes fëmijën tënd po e kruajti tepër. Pra, edukoni secili fëmijën tuaj”, ishte ky statusi që aktorja Rudina Dembacaj. Kaq mjaftoi që i gjithë rrjeti të fillonte kritikat.

kidd.jpeg

 

E ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, aktorja u përpoq të shpjegonte arsyen e vërtetë që qëndronte pas asaj deklarate, e cila preku pothuajse të gjitha nënat.

Siç shpjegoi Rudina, si fillim Viktoria i kishte treguar të atit që dikush në kopsht e kishte goditur dhe pas kësaj, prindërit këmbëngulën për të mësuar gjithçka që kishte ndodhur.

“Vajza në momentin që hipi në makinë me të atin i thotë Aleksit: ‘Babi mua sot më rrafi filani’. Na tregoi vetë vajza, pastaj ne këmbëngulëm që të kërkonim kamerat e kopshtit, pasi si fillim u mjaftuam me një telefonat, na thanë që s’ka ndodhur asgjë. U kujdesën të gjithë që ato kamera unë mos t’i shoh, pasi unë jam njeri që nuk përmbahem kur bie fjala tek fëmija im. Edukatorja kishte qenë aty përball fëmijëve me telefon në dorë dhe fëmijët që ziheshin me njëri-tjetrin. Edukatorja u hoq nga puna. Të mendosh që dikush ka prekur fëmijën tendë, unë aty nuk mbaj.”, ka thënë e përlotur Rudina.

Kjo ishte edhe arsyeja që disa ditë më parë, ajo u shpreh në rrjete sociale:

“Fëmija im po edukohet me ta thy në mes fëmijën tënd po e krujti tepër. Pra edukoni secili fëmijën e vet.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002