INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E mallkojnë pasi u rrëzua në skenë dhe video e saj bëri xhiron e rrjetit, reagon për herë të parë RINA [VIDEO]

E mallkojnë pasi u rrëzua në skenë dhe video e saj bëri xhiron e rrjetit, reagon për herë të parë RINA [VIDEO]

Publikuar më: 09:34 02-07-2019

Para pak ditësh u mbajt festivali “Alba Festival” në Zvicër, ku solli në skenë emra të njohur të muzikës si, Ledri Vula apo Rita Ora, të cilët si miq të mirë, nuk u larguan pa një foto me njëri-tjetrin. Prezente në festival ka qenë gjithashtu edhe Reperja e njohur shqipare, Rina Balaj, e cila ka elektizuar skenën me performancat e saj.

Mirëpo në një moment të caktuar ndodhi një incident i pakëndshëm. Teksa po këndonte e kërcente, reperja u pengua në skenë dhe rrëzua. Megjithatë, sikurse duket edhe në videon që tashmë është bërë virale, reperja 19-vjeçare e kaloi me sportivitet dhe shumë shpejt mori situatën nën kontroll duke vazhduar performancën. 

 

Një fans i komentoi duke i thënë të mos veshë më fustane, madje e quajti “dreq” dhe shprehu dëshirën të bëhet copa.

“Kur s’je për me vesh fustan mos vesh o dreq, se copa ishe kon tu ba he copa, u bofsh jarabi”.

Rina nuk kaloi pa e vënë re këtë koment dhe ia ktheu me të njejtën gjuhë:

“Uuuu tybistikfa”, që do të thotë “larg e keqja”.

slen.png

Article Logic
Execution time: 0.0041379928588867