INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kritikoi për videot anti- myslimane, Trump-May: Mos u merr me mua, fokusohu te...

E kritikoi për videot anti- myslimane, Trump-May: Mos u merr me mua, fokusohu te...

Publikuar më: 16:34 30-11-2017

‘Fokusohu tek terrorizmi dhe jo tek unë’ në këtë mënyrë presidenti Donald Trump i është drejtuar kryeministres britanike Theresa May pasi kjo e fundit e kritikoi për postimin e videove anti-myslimane  të së djathtës ekstreme.Presidenti amerikan ripostoi më herët tre video provokuese.

Videoja e parë tregonte një emigrant mysliman që sulmonte një holandez me paterica, Në videon e dytë shfaqet një burrë që shkatërron statujën e Virgjëreshës Mari e publikuar ne You Tube në 2013-tën, ndërsa e treta tregon një moment gjatë trazirave në Egjipt po në këtë vit, kur një burrë shtyhet nga një ndërtesë e lartë në Aleksandri.

Një retorikë e tillë tensionon raportet mes dy liderëve.

Article Logic
Execution time: 0.0039820671081543