INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E konfirmon Merkel: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut jashtë BE, ja cilat shtete votuan KUNDËR

E konfirmon Merkel: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut jashtë BE, ja cilat shtete votuan KUNDËR

Publikuar më: 15:25 18-10-2019

Kancelarja Angela mergel në një konferencë për mediat ditën e sotme konfirmoi lajmin se BE nuk i hapi negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe shprehu trishtimin për këtë gjë

“Kur diskutuam hapjen e fatkeqësisht nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më vjen shumë keq për këtë vendim.

Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet, nëse do të përmbusheshin disa kushte, por nuk arritëm unanimitet mbi këtë çështje. Do të vazhdojmë të diskutojmë këtë temë dhe kemi rënë dakord që para samitit e Zagrebit do t’i rikthehemi kësaj çështjeje. Duhet të pranojmë që Maqedonia ka bërë shumë me çështjen e emrit. Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut. Por nuk arritëm të kishim vendim unanim për përparimet që kanë bërë”, tha Merkel

“Kur sheh hartën, e kupton se sa e rëndësishme që është këto vende të bëhen pjesë e Bashkimit Europian”, shtoi Kancelarja.

Merkel tha se Holanda, Franca dhe Danimarka kishin votuar kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Article Logic
Execution time: 0.0031859874725342