INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E kishit vënë re mungesën e saj? Arilena Ara largohet drejt Amerikës dhe arsyeja PSE do ju lërë pa fjalë [FOTO]

E kishit vënë re mungesën e saj? Arilena Ara largohet drejt Amerikës dhe arsyeja PSE do ju lërë pa fjalë [FOTO]

Publikuar më: 16:57 16-07-2019

Arilena Ara padyshim është një nga këngëtaret me vokalin më të mirë në Shqipëri.

Kënga e saj “Nëntori” i dha gjithashtu edhe njohje ndërkombëtare artistet shqiptare, si dhe mundësinë për të performuar në festivalet më të rëndësishme botërore.

Përmes rrjeteve sociale Arilena Ara ka zbuluar se prej pak javësh po qëndron në SHBA. Ditët përtej oqeanit duket se këngëtarja i ka shijuar vërtetë shumë, por më shumë se për pushime Arilena ka shkuar në Amerikë për një tjetër qëllim. “Prive.al” ka mësuar se Ara po punon për një këngë të re, të cilën e ka rezervuar për ta prezantuar në “Festivalin e Këngës” në “RTSH”.

Arilena do të konkurrojë përkrah emrave të tjerë të njohur të muzikës dhe nëse arrin të shpallet fituese do të ketë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”. Më herët në vitin 2017-të u përfol se këngëtarja do të bëhej pjesë e “Festivalit të Këngës”, por në fund ajo vendosi të mos përfshihej. Siç duket tashmë Arilena është 100% e bindur për të konkurruar dhe po punon fort për të realizuar një projekt të mirë muzikor.

Epo, suksese Arilena!

e1afb5f9-32e8-46aa-a5f2-80a5039ba242.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215