Sërish Noizy në qendër të vëmëndjes.
Këte herë reperi po paralajmëron diçka të re në muzikë. Ai ka udhëtuar drejt Zvicrës, aty ku ndodhet studioja e dj-t të tij dhe ku po përgatit projektin që e paralajmëroi edhe pak ditë më parë. Reperi do të sjellë një remix i cili do dalë këto dy ditë dhe Kameramani personal i Noizyt, Elmino është në përfundim të montimit të videos . Kënga mban titullin “Young Boy”."Ju nuk e keni idenë çfarë po vjen", shkruan reperi i hitit "Midis Tirone" më këtë foto të bërë në momente pune.