INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“E kam dashur fort”, Donaldi si kurrë më parë flet për Borën dhe marrëdhënien me të

“E kam dashur fort”, Donaldi si kurrë më parë flet për Borën dhe marrëdhënien me të

Publikuar më: 17:29 19-10-2021

Donald Veshaj dhe Bora Zemani përkundër që të ndarë prej muajsh vazhdojnë të komentohet jashtëzakonisht shumë.

Megjithëse kanë qenë të mbyllur sa i përket lidhjes e pastaj ndarjes, futja në BBV e aktorit ka bërë të kuptohen disa detaje interesante.

Në një bisedë me Granitin ai zbuloi se prezantuesen e kishte dashur shumë dhe kishin një lidhje të fortë.

Donaldi: Ka 4-5 muaj që jemi ndarë. Po e kam dashur. Kemi qenë bashkë 2 vjet e gjysmë, kemi bashkëjetuar. Ka qenë diçka e fortë fare, por jeta bën të vetën.

Nga ana tjetër, i pyetur nga konkurrenti i “BBV”, Graniti ka treguar se lidhja e fundit e dashurisë së tij ka qenë para një viti, duke shtuar se ka qenë tejet i përfshirë në marrëdhënie.

Graniti: Ka disa muaj, por edhe unë e kam pasë kështu të fortë, e kam ndje shumë, diku afër 1 vit.

Article Logic
Execution time: 0.0034000873565674