INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç'ndodhi?! Ky sezon i “Për’puthen” është i fundit, e zbuloi vetë Olsa!

Ç'ndodhi?! Ky sezon i “Për’puthen” është i fundit, e zbuloi vetë Olsa!

Publikuar më: 18:30 19-10-2021

“Për’puthen” ka filluar me edicionin e tretë ndërsa vitin e kaluar mori famë të jashtëzakonshme.

Gjersa po vazhdon programi mësohet se ky mund të jetë i fundit.

Ka qenë Olsa Muhameti, autorja e programit që ka zbuluar se më nuk do ta bëjë “Për’puthen” pasi është shumë stresuese.

“Mendoj se ky është viti i fundit që bëj Për’puthen. Kështu që do të më duhet të pushoj”, shkruan autorja në bisedë që ka zhvilluar me ndjekësit në Instagram.

Megjithatë, ajo shkruan se pas kësaj do të vijë me një program të ri, ndonëse nuk ka treguar asgjë më shumë.

Gjithashtu, në bisedën me ndjekësit ajo ka zbuluar se nga nëntori, do të ketë hyrje të reja në program, pasi nesër nisin audicionet, vetëm për djemtë.

 

h

Article Logic
Execution time: 0.0038931369781494