INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''E ka bërë regjizor Edi Rama''/ Kryemadhi flet për sulmin ndaj Ralf Gjonit

''E ka bërë regjizor Edi Rama''/ Kryemadhi flet për sulmin ndaj Ralf Gjonit

Publikuar më: 11:58 21-03-2019

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pak pas sulmit me bojë të deputetit Ralf Gjoni. Në një prononcim për mediat, Kryemadhi në lidhje me rastin fajëson kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj, e gjithë ngjarja është një show për të larguar vëmendjen nga situate politike.

“Nuk kam dijeni për një gjë të tillë. Regjisori Edi Rama, për të larguar vëmendjen nga çdo gjë, do t’i bëjë edhe kloun deputetet e rinj me idenë që është sulmuar. Më vjen shumë keq për rastin. Legjitimiteti i atij parlamenti nuk është më. Megjithatë, problemi nuk qëndron vetëm këtu, por kjo shitblerje e votës ka varfëruar shqiptarët. Çdo njeri ka hall ose është i papunë ose nuk ka mundësi të paguajë faturat ose i kanë ikur fëmijët nga protesta.”-u shpreh Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0032830238342285