INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh edhe kështu, kryeqyteti do të quhet si ish-Presidenti i vendit

Ndodh edhe kështu, kryeqyteti do të quhet si ish-Presidenti i vendit

Publikuar më: 11:57 21-03-2019

Kazakistani ka ndryshuar emrin e kryeqytetit të tij nga Astana në Nursultan si shenjë nderimi për liderin në ikje, Nursultan Nazarbayev, i cili ka dhënë dorëheqje papritur ditën e martë.

Ky ndryshim është bërë i ditur pasi Kassym-Jomart Tokayev është betuar si president, duke u zotuar se do të kërkojë mendimin e paraardhësit të tij për vendime kyçe.

Nazarbayev, 78 vjeçar, ka shërbyer 30 vjet si lider i këtij shteti.

Astana, tashmë ish emri kryeqytetit nënkupton “kryesor” në gjuhën kazake, është bërë kryeqytet i Kazakistanit më 1997.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383