INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E hëna vendimtare për studentët e ngujuar

E hëna vendimtare për studentët e ngujuar

Publikuar më: 10:12 21-01-2019

Studentët nuk po ndalen, pasi ata kanë paralajmëruar vazhdimin e protestës e cila tashmë ka kaluar në bojkot të mësimit duke u ngujuar nëpër fakultete.

'Kjo e hënë dhe ditët në vijim janë vendimtare. Askush nuk mund ta tradhtojë shansin historik të transformimit rrënjësor të universitetit. Është turp të hysh në klasë pa plotësimin e kërkesave jetike studentore', thuhet në faqen e Lëvizjes për Universitetin.

Postimi i plotë:

BOJKOTI VAZHDON
Ne, studentët, kemi bërë hapa të paimagjinueshëm përpara. Në dhjetor gjunjëzuam qeverinë dhe krejt sistemi partiak të vendit. Dhe mbi të gjitha i dhamë shpresë mbarë popullit shqiptar.
Përpjekja jonë për universitetin tanimë ka hyrë në një fazë të re. Kemi kaluar nga protestat masive te bojkoti masiv dhe çlirimi i hapësirave universitare. Java që lamë pas ishte tejet e suksesshme. Bojkotimi i mësimit u shtri edhe në universitetet publike jashtë Tiranës. Në fakultete të ndryshme kanë nisur të mblidhen asambletë e pedagogëve, të cilat një e nga një po solidarizohen me ne dhe po kërkojnë rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë. Kjo e hënë dhe ditët në vijim janë vendimtare. Askush nuk mund ta tradhtojë shansin historik të transformimit rrënjësor të universitetit. Është turp të hysh në klasë pa plotësimin e kërkesave jetike studentore. E gjithë Shqipëria e ka zemrën te ne. Fitorja jonë është ngadhnjim edhe për studentët e ardhshëm. Dorëzimi ynë do të jetë fundi i çdo shprese se ky vend mund të bëhet.

Bojkot masiv! Çlirim i universitetit!

STUDENTËT E BASHKUAR KANË PËR TË FITUAR!
Prezantimin e “Paktit për Universitetin”, qeveria ka zgjedhur ta prezantojë përpara grupeve të interesit përmes një takimi të mbajtur këtë të premte në Kryeministri, ku kanë marrë pjesë ministrat e përfshirë në grupin e punës, por edhe rektorë, dekanë, pedagogë dhe studentë.
Në fjalën e tij, Rama kërkoi më shumë për studentët.
“Studentët e bënë punën e tyre, ngritën kërkesat, ne i dëgjuam. Unë nuk e di sa kanë dëgjuar universitetet nga kjo. Por kjo shfaqje me shumë fytyra duhet të mbarojë sa më parë, të jemi gati të bëjmë aq sa mundemi, ndoshta edhe më tepër. Por nuk mund të marrim përsipër të bëjmë detyrat që ligji ia ngarkon universitetit. Mos prisni që unë të bëhem me studentët dhe të vij te ju”, tha ndër të tjera Rama, duke iu referuar pedagogëve që i akuzoi se nuk bëjnë mësim.
Sipas Ramës, problemi në këtë rast nuk janë studentët e ngujuar, por pedagogët, të cilëve iu kërkoi të japin mësim qoftë edhe për një student të vetëm. Duke kërkuar të shihen në sy e të bëjnë atë që thonë, Rama u kërkoi me sinqeritet universiteteve të mos braktisin studentët.
Kryeministri Rama kishte premtuar publikimin e këtij pakti brenda muajit janar, teksa theksonte në fundvit dhe fillimvit se do të shkonte përtej 8 kërkesave të studentëve.
Studentët nisën protestat e tyre masive për shkak se refuzonin fillimisht të paguanin tarifat arsimore, të konsideruara të rritura, e për ditë me radhë bllokuan rrugët e rënduan trafikun teksa përshkallëzonin protestën duke refuzuar dialogun me kryeministrin.

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889