INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Tiranës, NGUJOHEN dhe studentët në Korçë. Ja kërkesat e tyre...

Pas Tiranës, NGUJOHEN dhe studentët në Korçë. Ja kërkesat e tyre...

Publikuar më: 19:29 17-01-2019


Pas studentëve në disa fakultete të Tiranës dhe Durrësit, janë studentët e Korçës që kanë vendosur të ngujohen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Studentët e Universitetit Fan Noli në Korçë njoftojnë se do të ngujohen në ambientet e fakultetit Ekonomik.

Një nga kërkesat e tyre është rrëzimi i ligjit për Arsimin e Lartë. Njoftimi:

Ditën e sotme, datë 17.1.2019 pas mbledhjes së senatorëve të Fakultetit Ekonomik në unanimitet u mor vendimi për të filluar ngujimin. Studentët e Fakultetit Ekonomik ju bëjnë thirrje të gjithë studentëve të fakulteteve të tjera për tu bashkuar dhe për të luftuar deri në realizimin e plotë të kërkesave dhe të drejtave tona. Kauza jonë është shumë e qartë:

1- Rrëzimi i Ligjit të Arsimit të Lartë
2- Plotësimi i 17 kërkesave drejtuar Rektorit, të cilat nuk janë përmbushur edhe pse ka kaluar afati i realizimit të tyre.
Ditën e nesërme le të bashkohemi të gjithë në ngujim për të kërkuar të drejtat tona!
Ne nuk gënjehemi me pak! Ne meritojmë më të mirën!
Studentët e bashkuar kanë për të fituar!

Article Logic
Execution time: 0.0035018920898438