INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ftoi në ditëlindjen e tij ku këndoi me Ledrin, por Ermal Fejzullahu ka një kritikë për Dafinën, mësojeni! [FOTO]

E ftoi në ditëlindjen e tij ku këndoi me Ledrin, por Ermal Fejzullahu ka një kritikë për Dafinën, mësojeni! [FOTO]

Publikuar më: 18:07 26-08-2018

Para pak ditësh Ermal Fejzullahu festoi 30-vjetorin e tij të lindjes. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe në këtë përvjetor, pasi miqtë dhe familjarët e surprizuan këngëtarin me një festë në nder të ditëlindjes së tij. Por vëmendje të madhe mori dyshja Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri, të cilët dikur kanë qenë të lidhur.

Ata performuan së bashku hitin e tyre ‘Tonight’. Të dy u shfaqën shumë të relaksuar pranë njëri-tjetrit duke krijuar një atmosferë shumë të zjarrtë për të pranishmit.

Por Ermal Fejzullahu ishte i ftuar në emisionin “Mirage” ku ndër të tjera u bë pjesë edhe e rubrikës “Kë zgjedh”. Mes shumë artistëve shqiptarë, Fejzullahut iu desh të zgjidhte Nora Istrefin ose Dafina Zeqirin.

Artisti preferoi të mos veçonte asnjërën, nisur nga fakti që të dyja i ka mikesha të mira.

“Nuk e di të dyja i kam shoqe shumë të mira. Me Norën jemi rritur bashkë, kemi jetuar edhe në një shtëpi, familjet tona kanë jetuar bashkë në një vend. Edhe me Dafinën jemi rritur bashkë, por për Dafinën kam një kritikë.”

Si një mik që i do të mirën këngëtares dhe vendit, Fejzullahu vazhdon:

“Le të merret pak më shumë me vendin e vet, le t’u kthehet këngëve të mira sepse ajo është këngëtare shumë e mirë, shumë e madhë dhe mundet të bëjë për këtë vend këngë shumë të mira. Mos merret vetëm me Amerikën, se boll ka në Amerikë. Kosova ka nevojë për të, për Dafinën.

al.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039670467376709