INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë ka ndodhur me Dafina Zeqirin?! [FOTO]

Çfarë ka ndodhur me Dafina Zeqirin?! [FOTO]

Publikuar më: 21:35 19-08-2018

Ka kohë që ajo është rikthyer në Kosovë duke argëtuar fansat e saj të shumtë. Pas angazhimeve në Amerikë duke publikuar këngë për tregun amerikan, Dafina Zeqiri nuk i harron rrënjët, teksa ka ardhur për të vazhduar suksesin e saj mes fansave shqiptarë.

Ajo tregon gjatë gjithë kohës për angazhimet, duke realizuar koncerte të ndryshme muzikore dhe këngët e saj të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku.

Por mesa duket këngëtarja simpatike ka pësuar një incident.

Të paktën kështu kanë lënë të kuptohen disa fotografi të postuara nga një mike e saj, ku artistja shihet me dorë të lidhur me fashë.

Shërim të shpejtë Dafina!

 

Article Logic
Execution time: 0.0034990310668945