INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E frikshme! Gabimi kompjuterik bën që 25 studentë të vrasin veten

E frikshme! Gabimi kompjuterik bën që 25 studentë të vrasin veten

Publikuar më: 15:28 05-05-2019

Brenda 10 ditësh ndodhën 25 vetëvrasje dhe të gjithë ishin studentë. Arsyeja e vetme sepse kishin kujtuar se kishin ngelur në një provim.

Një ngjarje e tillë e frikshme është regjistruar në Indi, ku 33% e 970 mijë studentëve nuk e kishin kaluar dot provimin, por e gjithë kjo kishte qenë një gabim kompjuterik i lejuar nga një mësues.

Fatkeqësisht, gabimi u zbulua shumë vonë. Dy prej të vetëvrarëve, vajza kishin lyer trupin me benzinë dhe ishin djegur, pasi kishin marrë përgjigjet.

Një mësues u pezullua dhe u gjobit me 80 dollarë, por prindërit u ngritën në protesta dhe kërkuan hetime e dorëheqje në nivele më të larta shtetërore, si dhe ndëshkimin e kompanisë private që kishte marrë tenderin për të korrigjuar provimet në mënyrë elektronike, pasi dyshohet që mund të ketë pasur edhe përpjekje për mashtrime.

Article Logic
Execution time: 0.0039999485015869