INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E fiksuar pas Tiranës, ''Nairobi'' e tregon publikisht pse e pëlqen kaq shumë kryeqytetin tonë! [FOTO]

E fiksuar pas Tiranës, ''Nairobi'' e tregon publikisht pse e pëlqen kaq shumë kryeqytetin tonë! [FOTO]

Publikuar më: 11:30 17-04-2020

Seriali spanjoll më i famshëm i momentit, “La Casa De Papel”, ose “Money Heist”, po bën bujë anembanë botës me transmetimin e sezonit të katërt. I publikuar nga Netflix, ky serial ka thyer rekordet e shikueshmërisë me historinë e një grupi grabitësisht që identifikohen jo me emrat e tyre personalë, por me emra kryeqytetesh botërore.

Nairobi quhet një ndër grabitëset më të njohura të serialit, emri i vërtetë i së cilës është Alba Flores.

Ajo është shprehur prej kohësh se e njeh kryeqytetin shqiptar dhe në pyetjen se kë qytet do të zgjidhte për t’i marrë emrin për film, vendosi për Tiranën, si kryeqyteti i Shqipërisë.

Ndërkohë në një video të dytë, Nairobi ka treguar edhe arsyet se përse e pëlqen Tiranën kaq shumë. Ajo ka shprehur dëshirën të quhet Tirana në serial, pas Madridit, qytetit të saj: “Më duket se ka një emër të paparë”.

barit.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668