INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U përfolën për një lidhje, aktorja e njohur përplaset keq me aktorin turk me origjinë SHQIPTARE: Disa njerëz egoistë...[FOTO]

U përfolën për një lidhje, aktorja e njohur përplaset keq me aktorin turk me origjinë SHQIPTARE: Disa njerëz egoistë...[FOTO]

Publikuar më: 10:28 17-04-2020

Dy aktorët e famshëm Can Yaman dhe Demet Ozdemir u përfolën për një lidhje të mundshme, teksa xhironin për filmin “Një puthje në errësirë”. Ndonëse ata e mohuan vazhdimisht një gjë të tillë, fotot që publikuan mediat turke tregonin të kundërtën.

Aktori me origjinë shqiptare pranoi se ka pasur një lidhje të shkurtër me aktoren.

Por tashmë mes tyre ka ndodhur një zënkë publike, e cila po komentohet shumë në media.

“Unë s’e kam menduar kurrë Demetin si një femër që mund ta dashuroj. Ajo është thjesht një mikeshë dhe kështu do mbetet. E kam ekzagjeruar kur kam folur për të. Mbase ajo më ka pëlqyer mua, por unë jo. Ajo mbetet e mrekullueshme dhe një vajzë e bukur, por nuk ka karakteristikat e vajzës së ëndrrave të mia. Unë e kuptoj që shumë femra bien në dashuri me mua, por nuk është faji im”-ka thënë aktori.

Demet Ozdemir i ka kthyer përgjigje:

“Disa njerëz egoistë e kanë zakon të mohojnë faktet. Ndonjëherë pyes veten mos kanë probleme psikologjike! Unë nuk i kërkoj askujt të më dashurojë, por të paktën ji i sinqertë para të tjerëve”

CANY.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029850006103516