INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dyshimtë nëse opozita do të marrë pjesë a jo në zgjedhjet vendore! Nuk ka dorëzuar emrat për KZAZ-të

E dyshimtë nëse opozita do të marrë pjesë a jo në zgjedhjet vendore! Nuk ka dorëzuar emrat për KZAZ-të

Publikuar më: 11:55 19-03-2019

KQZ, një ditë më parë njoftoi se po mbaronte afati që PS, PD dhe LSI të dorëzonin emrat e 630 komisionierëve që do marrin pjesë në KZAZ me rastin e zgjedhjeve lokale të këtij Qershori. Menjëherë pas thirrjes Partia Socialiste dorëzoi listen. Ndërsa PD dhe LSI ende dhe sot nuk i kanë dorëzuar.

Edhe pse nuk kishte një njoftim zyrtar nga opozita për këtë hap radikal i cili është në vazhdën e aksionit të saj politik, mësohet se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim vendosën që të mos paraqesin asnjë komisionier, pasi sipas tyre ky është një vendim politik, shkruan Syri.net. Pra edhe pse ende nuk kemi një vendim zyrtarë, opozita po shkon drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. PD-LSI, nuk i veçojnë zgjedhjet lokale nga paketa e madhe politike që kanë paraqitur; për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, e cila do të përgatiste legjislacionin e duhur për të bërë zgjedhje të lira.
Në rast se nuk gjendet një zgjidhje me marrëveshje politike për t’i pranuar kandidatët pas afatit, sipas ligjit zgjedhor KQZ është e detyruar që të shpall thirrje publike për kandidatë të interesuar që s’vijnë nga partitë. Në të gjithë vendin funksionojnë 90 KZAZ, me nga 7 anëtarë secila. Tre anëtarë propozohen nga Partia Socialiste, dy nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe një nga LSI. Anëtari i shtatë propozohet nga PS në gjysmat e KZAZ-ve, praktikisht ato me numër çift, dhe në gjysmën tjetër propozohet nga PD.
Si anëtarë të KZAZ-ve, PS ka 315, PD 225, LSI 90. Gjithsej janë 630 komisionierë në ZAZ dhe janë depozituar vetëm 315 emra nga PS.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994