INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Gent Stroni: Platformë sigurie për dhunën ndaj mjekëve, kolegët të na bashkohen [VIDEO]

KafeIN/Gent Stroni: Platformë sigurie për dhunën ndaj mjekëve, kolegët të na bashkohen [VIDEO]

Publikuar më: 12:01 19-03-2019

Mjeku i urgjencës së spitalit infektiv në QSUT, Gent Stroni ishte i ftuar në emisionin “KafeIN” ku ka bërë të ditur se mjekët e qendrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë kanë hartuar një platformë për mbrojtjen dhe sigurinë e mjekëve në vendin e punës.
Stroni ka rënë vetë pre e dhunës për të cilën kolegët e tij protestuan disa ditë në ambientet e QSUT.
Ai tha se vitet e fundit raste të tilla janë shtuar në spitale dhe mjekëve po u cënohet seriozisht jeta.
“Nuk besoj se dikush do të donte që një mjek të shërbente me skafandër në spital. Po ashtu ne jemi familjarë dhe po na cënohet seriozisht jeta sa nuk dimë nëse kthehemi mirë në shtëpi në mbrëmje pas pune, njësoj si minatori që hyn në galeri.
Rrisku i punës sonë sa vjen dhe është shtuar”, tha mjeku Stroni.
I pyetur nga moderatori Flavio Qarri për arsyet e shtimit të dhunës ndaj bluzave të bardha, mjeku Stroni fajësoi sistemin.
Ai tha se në raste korrupsioni, pacientët duhet të denoncojnë mjekët që u kërkojnë rryshfete por në asnjë rast nuk duhet ta kthejnë mjekun në thes boxi.
Sa i takon platformës së punësimit të mjekëve specialist e specializantët e rinj në spitalet e rretheve dhe shpërblimin e tyre me bonus, mjeku i spitalit infektiv në QSUT, solli raste të mjekëve specialistë që nuk arrijnë të përballojnë jetën në rrethe sic ishte një mjek kardiolog që po punon në Bulqizë dhe me pagën 420 mijë lekë të vjetra duhet të përballojë shpenzimet e jetesës, ku vetëm qiraja është 200 mijë lekë të vjetra në muaj.
Duke iu rikthyer sigurisë së mjekut në punë, Stroni kërkoi nga kolegët të bëhen bashkë për platformën e sigurisë dhe ruajtjes së figurës së mjekut në vendin e punës.

Article Logic
Execution time: 0.0020029544830322