INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jashtë protestë, Rama flet në Kuvend: Shtrijmë dorën, por nuk luajmë bixhoz me mandatin

Jashtë protestë, Rama flet në Kuvend: Shtrijmë dorën, por nuk luajmë bixhoz me mandatin

Publikuar më: 10:22 05-03-2019

Kryeministri Edi Rama mori fjalën që në nisjes të seancës plenare ndërsa jashtë godinës zhvillohet protesta e opozitës. Ai shpjegoi edhe arsye e këtij vendimi, duke theksuar se i duhet të largohet jashtë vendit.

Rama i shtoi se opozitës i është vënë në dispozicion gjithçka që ka kërkuar dhe pavarësisht kësaj kurrë nuk e ka pranuar humbjen. Ai përmendi ministrat teknikë të opozitës dhe lehtësirat që qeveria e tij ka ofruar për opozitën.

“E mora fjalën në fillim se pastaj duhet largohem matanë detit dhe të shpjegoj për publikun e Italisë se çfarë kanë shfaqur me ato pamje shqetësuese, nuk është reagim popullor por brenda pallatit të politikës të asaj partie që nuk pati sensin e reflektimit për vetveten.Djegia e mandateve, vendim politikisht vetëvrasës si rezultat i humbjes së plotë të shikimit mbi vetveten dhe Shqipërinë. Përpjekjet destrukstive të opozitës nuk i bëjnë dëm qeverisë por dëmtojnë Shqipërinë.”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se pavarësisht protestës së opozitës zgjedhje të parakohshme nuk ka dhe se pushtet në tavolinë nuk do të ketë.

Në fund të fjalës së tij Rama u shpreh se janë gati të shtrijnë dorën për të dialoguar:

“Ne jemi gjithmonë gati të flasim, dora jonë është e shtrirë, gatishmëria jonë është gjithmonë për të dialoguar për gjithcka, por nuk jemi gati që të negociojmë rregullat themelore që bëjnë ndryshimin mes këtij sistemi dhe cdo sistemi tjetër"

Article Logic
Execution time: 0.0031800270080566