INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Popullsia në rënie pa kthim, shtesa natyrore në 2018-ën më e ulët që nga viti 1948

Popullsia në rënie pa kthim, shtesa natyrore në 2018-ën më e ulët që nga viti 1948

Publikuar më: 11:10 05-03-2019

Numri i popullsisë në vend duket se po shkon drejtë një rënieje pa kthim. 

Diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve, që përcakton shtesën natyrore të popullsisë, është ngushtuar gjatë viteve të fundit, duke arritur kulmin gjatë 2018.
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2018 shtesa natyrore e popullsie ishte 7130 persona. Kjo shifër shënon nivelin më të ulët që nga viti 1948.

Gjatë vitit 2018, lindën 28.934 foshnje, duke pësuar një rënie prej 6,3 %, krahasuar me një vit më parë.  Për herë të parë numri i foshnjave të lindura ra nën nivelin 30 mijë.
Numri i vdekjeve në 2018 ishtë 21.804 persona, duke pësuar një rënie prej 1,9 %, krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, duke i krahasuar këto shifra me atë të viteve 1990 shihet se shtesa natyrore e popullsisë ka rënë me 9 herë.
Në vitin 1990 shtesa natyrore e popullsisë ishte gati 64 mijë persona, ose rreth 5300 fëmije në muaj. 28 vjet më pas duke arritur në vetëm 594 persona në muaj.
Numri i martesave në rënie dhe indeksi i fertilitetit lajmërojnë se numri i lindjeve do të jenë më rënie edhe në të ardhmen.
Teksa numri i lindjeve po ulet me shpejtësi numri i vdekjeve është stabilizuar, gjë që do e çonte popullsinë e vendit në rënie pa kthim.

 

Article Logic
Execution time: 0.003756046295166